Njihuni me parashikimin e motit për këtë javë

  • A.P /
  • 11 August 2025 - 07:17
Njihuni me parashikimin e motit për këtë javë

E hëna do të karakterizohet nga mot me diell dhe temperatura të larta, ndërsa gjatë ditës pritet të fryjë erë mesatare deri e fortë, që herë pas here mund të sjellë freskim të lehtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të martën, i njëjti stabilitet atmosferik do të vazhdojë, me diell të plotë dhe temperatura të larta tipike të verës.

E mërkura pritet të sjellë po ashtu mot kryesisht me diell, por herë pas here do të ketë vranësira të shpërndara, pa ndryshime të ndjeshme në temperatura.

(Kosova Sot Online)