Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Prizren

  • A.P /
  • 11 August 2025 - 09:06
Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Prizren

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen me thikë të një personi në Zhur të Prizrenit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai shtoi se është sekuestruar edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“I dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar, gjatë bastisjes është gjet edhe thika  që dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)