
Arrestohet 18 vjeçari i dyshuar në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë pas i dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
18 vjeçari, O.B., është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 11 Gusht 2025- Dje me datë 10.08.2025, Policia ka pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Sheshi i Arbërit në Prishtinë. Me të pranuar informatën janë ndërmarrë veprimet policore nga njësitet e stacionit policor Veriu dhe është arritur identifikimi i personit të dyshuar. Në cilësi të dyshuarit për të shtëna është intervistuar O. B, 18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’.”
(Kosova Sot Online)