Vjen reagimi i Erdoganit

  • A.P /
  • 11 August 2025 - 10:00
Vjen reagimi i Erdoganit

Turqia u trondit të dielën nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ishte i përqendruar në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir në Turqinë perëndimore.

Tërmeti u mat në një thellësi prej 11 kilometrash.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya tha se një person 81-vjeçar humbi jetën pasi u nxor nga një ndërtesë e shembur.

Ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Njëzet e nëntë të tjerë që u lënduan janë shpëtuar gjithashtu, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Vlerësimet fillestare tregojnë se 16 ndërtesa në 68 lagje janë shembur si pasojë e tërmetit dhe lëkundjeve pasuese.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shprehu ngushëllimet e tij ndaj të gjithë të prekurve, duke thënë se do t’i ndjekë nga afër zhvillimet. 


(Kosova Sot Online)