
Caktohet data dhe ora kur do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 13 gusht, ora 10:00, ditën kur do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës, i cili ka kërkuar heqje të masës arrest në burg, me masë më të butë sigurie, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Seanca do të mbahet nga gjyqtari Erjon Çela.
Javën e kaluar, gjyqtari i gatshëm Erjon Bani shpalli moskompetencë.
(Kosova Sot Online)