
Zelanda e Re shqyrton njohjen e Shtetit të Palestinës

Ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters, njoftoi se qeveria do të analizojë me kujdes gjatë muajit të ardhshëm pozicionin e saj lidhur me njohjen e Shtetit të Palestinës, pas lajmeve të fundit nga Australia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Peters bëri me dije se një vendim formal pritet të merret në shtator, kur do të vendoset nëse Zelanda e Re do ta njohë ose jo Shtetin e Palestinës në këtë moment historik, si dhe se kur dhe si do të bëhet kjo njohje, në rast se vendimi do të jetë pozitiv.
Kujtojmë se më herët edhe Australia iu bashkua vendeve si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja apo Franca, që kanë paralajmëruar një njohje të Palestinës.
(Kosova Sot Online)