Konfiskohen 80 mijë copë cigare të kontrabanduara

  • A.P /
  • 11 August 2025 - 13:33
Konfiskohen 80 mijë copë cigare të kontrabanduara

80 mijë copë cigare pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia, pas kontrollit të dy autobusëve që qarkullonin në linjën Serbi–Kosovë, në Mitrovicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sasia e cigareve u gjet në sistemet e ajrosjes, sipas njoftimit të Doganës në Facebook,  në një hapësirë të posaçme për fshehje mallrash dhe në tualetin e njërit prej autobusëve.

Mallrat e kontrabanduara dyshohet se ishin destinuar për tregun e brendshëm të Kosovës, në kundërshtim me ligjin.

Rasti është proceduar për hetime të mëtutjeshme nga Prokuroria Themelore.

(Kosova Sot Online)