Kallas bën thirrje për ‘unitet'

  • A.P /
  • 12 August 2025 - 08:34
Kallas bën thirrje për ‘unitet'

Ministrat e jashtëm evropianë kanë bërë thirrje për “unitet transatlantik” për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ka zhvilluar takime virtuale me ministrat e jashtëm sot.

Ajo tha se BE-ja do të punojë për më shumë sanksione kundër Rusisë, më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe procesin e pranimit të Ukrainës në bllok.

“Uniteti transatlantik, mbështetja për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë janë mënyra se si do ta përfundojmë këtë luftë dhe do të parandalojmë agresionin e ardhshëm rus në Evropë”, tha ajo në një postim në X.

(Kosova Sot Online)