Gjendet pa shenja jete një grua

  • A.P /
  • 12 August 2025 - 14:17
Gjendet pa shenja jete një grua

Një grua rreth moshës 53 vjeçare është gjetur pa shenja jetë sot rrëth orës 01:30 në fshatin Beqiq të Vushtrisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rreth orës 01:30 është raportuar për një rast vdekjeje të dyshimtë në fshatin Beqiq të Vushtrrisë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë  i viktimës femër rreth 53 vjeçare është është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes”, ka thënë Zahiti.

(Kosova Sot Online)