
Në rend të ditës certifikimi i partisë së Ramiz Lladrovcit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në rend të ditës për mbledhje që do të fillojë në ora 14:00 është edhe shqyrtimin i rekomandimeve për certifikimin e disa subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në mesin e këtyre subjekteve politike që ka aplikuar për certifikim është edhe subjekti ‘Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin’.
Ky subjekt është themeluar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
(Kosova Sot Online)