Murati: Kosova ka pasur kapërcim enorm pozitiv krahasuar me 10 vite më parë

  • A.P /
  • 14 August 2025 - 12:00
Murati: Kosova ka pasur kapërcim enorm pozitiv krahasuar me 10 vite më parë

Hekuran Murati performoi mrekullinë e radhës me grafikone, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tani me një grafikon të institutit Gallup që është matje percepsioni, një lloj vetë-raportimi i njerëve se si ndjehen me jetën, por që asgjë s’ka të bëjë me politika ekonomike, por “Indeks i Vlerësimit të Jetës”.

Por, Murati e përdori atë për kinse lulëzim ekonomik.

Ky grafikon i Muratit vjen pasi Fatmir Limaj tha se vendi “kurrë s’ka qenë më keq ekonomikisht dhe socialisht”.

“Me i pyet ata që ishin mësuar të zhvasin buxhetin, do të thonë që “kurrë s’ka qenë më keq”. Ndërkohë sipas institutit Gallup, Kosova ka pasur kapërcim enorm pozitiv krahasuar me 10 vite më parë 2014-2024”.


(Kosova Sot Online)