Serbia thotë se ka arrestuar dy shqiptarë

  • A.P /
  • 14 August 2025 - 12:45
Serbia thotë se ka arrestuar dy shqiptarë

Autoritetet serbe kanë raportuar se kanë arrestuar dy shqiptarë në pikën kufitare të Horgoshit me dyshimin për krime lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç njofton Kossev, kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Siç raportohet, të arrestuarit janë X. E. (1976) dhe B. E. (1973). Siç deklaroi ai, ata u  arrestuan me të hyrë në Serbi.

Sipas mediave serbe. ky është njoftimi i parë publik nga Ministri i Brendshëm në lidhje me arrestimet gjithnjë e shpeshta të ish-anëtarëve të UÇK-së që kalojnë nëpër Serbi.

(Kosova Sot Online)