
Prindërit e Astrit Deharit i shkruajnë letër prokurorit

Prindërit e Astrit Deharit, aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, i kanë drejtuar me një letër prokurorit të ri të rastit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Me anë të kësaj letre, Avni e Xhemile Dehari, prindërit e të ndjerit Aatritit, ka kërkuar informacione nga Prokuroria e Shtetit rreth hetimit për rastin e vdekjes së djalit të tyre.
E shkas, u bë pensionimi Afrim Shefkiut, prokurorit që merrej me rastin.
Ata i janë drejtuar Prokurorisë së Shtetit dhe Bekim Kodraliut, prokurorit të ri që ka në dorë rastin e aktivistit të ndjerë të VV-së.
Me anë të kësaj letre, prindërit e Astritit kanë kërkuar informacione rreth hetimeve për rastin, pasi thonë se qysh kur Kodraliu e ka marrë rastin, para një viti, askush më nuk i ka informuar për epilogun e hetimit të vrasjes së djalit të tyre, Astritit.
“Jemi njoftuar se në cilësinë e Prokurorit në Prokurorinë Speciale – bartës i kësaj lënde – që nga 14.08.2024 jeni ju, pra rasti është caktuar tek ju i cili rast ka qene me herët tek ish-Prokurori Afrim Shefkiu. Ju rikujtojmë se është e drejtë e jona si Prindit e Astrit Deharit që të na informoni për të gjitha veprimet që keni ndërmarrë si Prokurorë i Rastit.
I nderuari Prokuror,
Qysh se rasti ka kaluar në PSRK (30.10.2019) dhe bartës i ri i kësaj çështje jeni ju – pas pensionimit të prokurorit të mëparshëm – ka kaluar 1 vit, dhe ende nuk kemi marrë asnjë njoftim lidhur me epilogun e hetimit të vrasjes së djalit tonë Astrit Dehari që ka ndodhur në burgun e Prizrenit më 05.11.2016. Ju lusim që të na njoftoni me shkrim lidhur me epilogun e hetimit të deritanishëm dhe çdo njoftim e kërkuar të na dërgoni sa më shpejt që është e mundur e posaçërisht duke pasur parasysh se nga Prokurori i mëparshëm i cili sa ka qenë i angazhuar në këtë rast nuk ka na njoftuar me vite të tëra as edhe një herë të vetme lidhur me këtë çështje”, shkruan në letrën e Avni e Xhemile Deharit të cilën e ka publikuar avokati i tyre Tomë Gashi.
(Kosova Sot Online)