Bajrami: Albin Kurti po i mban peng 700 familje

  • A.P /
  • 14 August 2025 - 15:40
Bajrami: Albin Kurti po i mban peng 700 familje

Deputetja Hykmete Bajrami akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po mban “peng” 700 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës, të cilët ende nuk kanë marrë pagën e muajit korrik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo theksoi se, pavarësisht se buxheti i RTK-së është miratuar në Kuvend, Kurti refuzon të nënshkruajë ndarjen e fondeve, duke e justifikuar me mungesën e një komisioni parlamentar që sipas saj nuk është kusht ligjor.

Deputetja e cilësoi këtë si abuzim me pushtetin dhe shtoi se në të kaluarën, në situata të ngjashme, asnjë punëtor nuk ka mbetur pa pagë.


(Kosova Sot Online)