Grabitje me armë, viktimave u merren para

  • A.P /
  • 15 August 2025 - 09:32
Grabitje me armë, viktimave u merren para

Një grabitje e armatosur është raportuar në komunën e Novobërdës, ku tre persona të dyshuar kanë sulmuar dhe grabitur dy meshkuj kosovarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, viktimat ishin të shoqëruara me dy femra kosovare në momentin kur janë sulmuar nga tre persona të armatosur, të cilët nën kërcënimin e një arme të gjatë, i kanë marrë njërit prej viktimave kuletën, orën e dorës dhe telefonin.

Pas ndërhyrjes së njësive relevante policore në vendin e ngjarjes, janë gjetur kuleta, ora dhe telefoni, por nga kuleta mungonin 300 euro para të gatshme, të cilat dyshohet se janë marrë nga të dyshuarit.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Novobërdë / 14.08.2025 – 23:00.  Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë derisa ishin të shoqëruar  me dy femra kosovare, tre persona të dyshuar meshkuj nën kërcënimin e një arme të gjatë, njërit prej viktimave ia kishin grabitur kuletën, orën e dorës dhe  telefonin.  Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur kuletën, një orë dore, dhe një telefon, por nga kuleta të dyshuarit ishin marrë 300 euro para të gatshme. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar”, njofton PK.

(Kosova Sot Online)