Ramabaja godet Bajqinovcin e VV-së: E quan kandidat të byfeve

  • A.P /
  • 15 August 2025 - 11:19
Ramabaja godet Bajqinovcin e VV-së: E quan kandidat të byfeve

Sadri Ramabaja, i cili është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se anëtari i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, s’ka qenë opsion i partisë për ta kandiduar për kryetar të kryeqytetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ramabaja tha se ai ka qenë “opsion i byfeve”, por jo real, ndërsa ka mbështetur kandidimin zyrtar të partisë për Hajrulla Çekun kryetar të Prishtinës.

“Ka qenë opsion i byfeve po, por real jo. Ka ambicie ai dhe shumë mirë i ka bërë publike. Por, s’ka qenë ambicie reale”.

Ai tha se Bajqinovci s’ka as grup që e mbështet brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

“Struktura e Vetëvendosjes – është më se e vërtetë – një pjesë e mirë ka dashur që Glauk Konjufca të jetë kandidat”, tha ai.

Ai tha se Hajrulla Çeku është aktivist shumë aktiv brenda strukturave të Vetëvendosjes.

“Ai aktivitetin qq 20 vjet e bën në Prizren”.

(Kosova Sot Online)