Franca: Aleatët evropianë të Ukrainës do të takohen

  • A.P /
  • 16 August 2025 - 16:12
Franca: Aleatët evropianë të Ukrainës do të takohen

Presidenca franceze njoftoi se “koalicioni i të vullnetshmëve” – aleatët kryesorë evropianë të Ukrainës – do të takohet të dielën, përpara takimit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të hënën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Pallatit Elize, takimi nesër do të bashkëkryesohet nga Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Kryeministri britanik Keir Starmer, raporton CNN.

Takimi do të mbahet me video-konferencë dhe do të fillojë në orën 3 pasdite sipas orës lokale tha Presidenca franceze.

Do të jetë takimi i dytë brenda një jave i koalicionit, i cili u krijua më parë këtë vit për t’i ofruar Ukrainës garanci sigurie në rast të një armëpushimi.


(Kosova Sot Online)