
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Të hënën, moti pritet të nisë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë orëve të pasdites nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve shoqëruar me bubullima lokale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Të martën atmosfera do të stabilizohet disi, duke sjellë një ditë më të qëndrueshme me diell të bollshëm dhe vranësira kalimtare që nuk pritet të sjellin reshje.
Ndërsa e mërkura do të vazhdojë në të njëjtën linjë, me mot kryesisht të kthjellët dhe periudha të shkurtra vranësirash të shpërndara, të cilat nuk do të ndikojnë dukshëm në ecurinë e ditës.
(Kosova Sot Online)