Këto territore ukrainase pritet të jenë pjesë e bisedimeve

  • a.p /
  • 18 August 2025 - 09:27
Këto territore ukrainase pritet të jenë pjesë e bisedimeve

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka bërë disa lëshime në lidhje me “shkëmbimet e tokave” që po kërkon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një gjë të tille e tha për CNNi dërguari i Presidentit Donald Trump, Steve Wikoff, megjithëse detajet e këtyre diskutimeve nuk janë bërë të qarta.

As Putini, as ndonjë figurë në qeverinë ruse, nuk ka dhënë shenja për tërheqje nga kërkesa e Moskës që të katër rajonet duhet t’i jepen kontrollit të saj.

Të dielën, Trump prezantoi mesazhin mbi lëshimet që ai tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duhet t’i bëjë, duke thënë se Ukraina duhet të heqë dorë nga rimarrja e Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, dhe nga kërkesa për anëtarësim në NATO.

Gjithashtu në diskutim janë Donetsku, Luhansku, Zaporizhzhia dhe Khersoni, katër rajone të Ukrainës që Rusia i aneksoi ilegalisht në vitin 2023.

Luhansku është i vetmi rajon që Rusia e ka pushtuar pothuajse tërësisht. Ajo nuk ka arritur të marrë rripin kyç të fortifikuar të qyteteve në Donetsk.

(Kosova Sot Online)