
Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur sot në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjatë momentit të mbërritjes bien në sy dhe mbështetësit e Berishës që e presin përpara se të hyjë në ambientet e prokurorisë.
Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Hetimet ndaj tij janë pjesë e një dosjeje të hapur prej muajsh nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit.
Berisha e ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë, duke i cilësuar ato politike. Avokatët e tij kërkojnë heqjen e masës së sigurisë, duke argumentuar mungesën e provave.
(Kosova Sot Online)