Gjendjet i vdekur një person

  • A.P /
  • 18 August 2025 - 13:42
Gjendjet i vdekur një person

Një 46 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot në stacionin policor të Obiliqit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen. Rasti ka ndodhë në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ku është gjet pa shenja jete viktima mashkull, 46 vjeç. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, tha Ahmeti.


(Kosova Sot Online)