
Gjykata Speciale është rikthyer në punë pas pushimeve verore

Gjykata Speciale është rikthyer në punë pas pushimeve verore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sot, për rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen.
Për këtë rast, në shtator do të mbahen 10 seanca, ndërsa në tetor dy seanca.
(Kosova Sot Online)