
Aksident tragjik: Dy persona humbin jetën, një 19-vjeçar në gjendje të rëndë

Dy persona kanë humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku zinxhiror që ka ndodhur në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Llapushnik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për media se dy viktima janë sjellë pa shenja jete në Prishtinë.
“Dy persona janë sjellë pa shenja jete në QKUK. Gjithashtu, një 19-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet nga mjekët tanë”, tha Syla.
Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar.
(Kosova Sot Online)