Zbulohen autorët e thyerjes së xhamave në stacionin e autobusëve

  • A.P /
  • 19 August 2025 - 10:05
Zbulohen autorët e thyerjes së xhamave në stacionin e autobusëve

Një rast i pazakontë është zbardhur në Junik, ku dëmtimi i një numri të madh autobusësh ka rezultuar të jetë kryer nga dy fëmijë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas hetimeve operative dhe punës në terren, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Junik, në bashkëpunim me forenzikën e DRP Pejë, ka arritur të ndriçojë rastin e ndodhur më 17 gusht 2025, rreth orës 15:10.

Sipas të dhënave nga hetimi, dy fëmijë të moshës 11 dhe 9 vjeç, kanë thyer xhamat e 11 autobusëve në stacion, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronën e viktimës, Albian Shehu.

Pasi janë marrë në pyetje në prani të prindërve dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, fëmijët janë liruar.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për të mitur dhe hetimet për rastin janë duke vazhduar.

(Kosova Sot Online)