Ukraina do të bëjë koncesione

  • A.P /
  • 19 August 2025 - 12:47
Ukraina do të bëjë koncesione

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se dëshiron që liderët e Ukrainës dhe Rusisë të zhvillojnë bisedime në një vend neutral, siç është Zvicra, duke theksuar se ai po shtyn idenë për Gjenevën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një intervistë për televizionin francez LCI, Macron tha se në tryezën e bisedimeve duhet të jenë të pranishëm edhe liderët evropianë, si pjesë e çdo samiti mes Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin.

Ai konfirmoi se sot do të nisë puna për hartimin e një propozimi për garanci sigurie për Ukrainën, në bashkëpunim me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe me Shtetet e Bashkuara.

“Do të mbledhim ‘koalicionin e vullneti’, për t’i mbajtur të informuar. Në të njëjtën kohë, do të nisë puna konkrete me amerikanët, për të parë kush është i gatshëm të bëjë çfarë”, u shpreh Macron.

Kreu i Elizesë shtoi se “Ukraina do të bëjë ato koncesione që i konsideron të drejta dhe të mira, por kjo paqe nuk mund të jetë një kapitullim, pasi kjo do të ishte tragjike për Ukrainën dhe për evropianët”.

(Kosova Sot Online)