
Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e Greta Kryeziut

Komuna e Kamenicës informon opinionin publik se Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Greta Kryeziu, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në njoftimin e bërë nga komuna thuhet se ajo aktualisht po trajtohet në spitalin “Cistina” në Shkup, ku gjendja e saj është në rrezik për jetë.
“Sipas ekspertëve shëndetësorë, ajo ka nevojë për transplant të mëlçisë, dhe trajtimi i saj është i urgjent dhe i domosdoshëm vetëm jashtë vendit me një kosto të lartë financiare, rreth 100 mijë euro. Duke qenë se kjo shumë është e papërballueshme për familjen e saj dhe institucionin tonë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen, që të kontribuojnë sipas mundësive, në mënyrë që Gretës t’i mundësohet trajtimi i menjëhershëm mjekësor”, thuhet në njoftim.
Të dhënat për donacion:
Beneficiary name: Fahrije Kryeziu
Account No.: XK051702003012234187
Bank name: NLB Banka sh.a.
Bank address: Ukshin Hoti nr 124, Prishtinë, Kosovë
Swift Code: NLPRXKPR
Adresa: Fshati Rogacice, pn Kamenicë
(Kosova Sot Online)