
Trump: Netanyahu është një hero lufte

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të martën e konsideronte kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun një “njeri të mirë” dhe shtoi se “ai është atje duke luftuar”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai vazhdoi duke thënë se ndërsa ka nga ata që duan që Netanyahu të ndiqet penalisht për krime lufte, ai e sheh atë si njëhero lufte.
“Ai është një hero lufte sepse punuam së bashku. Ai është një hero lufte. Mendoj se edhe unë jam. Askush nuk interesohet. Por unë jam. Dua të them, unë i dërgova ato aeroplanë”, tha Trump.
Kur përmendi “i dërgova ata aeroplanë”, ai po i referohej sulmeve ajrore që urdhëroi në fund të qershorit kundër tre objekteve kryesore iraniane të pasurimit të uraniumit.
Këto deklarata Trump i bëri në në një bisedë për emisionin Mark Levin Show.
(Kosova Sot Online)