
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Dollc të Klinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Një veturë dhe një autobus që po bartte udhëtarë në aksin Pejë-Prishtinë janë përplasur mes vete.
Nuk dihet numri i saktë i të lënduarve.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se nga informacionet e grumbulluara deri më tani është konfimuar se ka pasagjerë të lënduar, por nuk dihet numri i saktë i tyre.
“Rreth orës 06:10, policia është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Dollc të Klinës. Të përfshirë ishin një autobus dhe një veturë. Nga njësitet që ndodhen në vendin e ngjarjes është konfirmuar se ka të lënduar, numrin e saktë të tyre nuk e dijmë. Njësitet kompetente po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit”, deklaroi Gashi.
(Kosova Sot Online)