
Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)