
Policia jep detaje se si ndodhi aksidenti i rëndë

Policia rajonale e Pejës ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi sot në Dollc të Klinës, ku një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u lënduan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia thotë se deri te aksidenti “dyshohet se ka ardhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nё drejtimin Prishtinё–Pejё, ku me tё arritur në fshatin Dollc, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve tё rrugës, humb kontrollin mbi automjet dhe kalon nё shiritin pёr lëvizje nga ana e kundёrt dhe godet autobusin nё pjesën ballore”.
“Si pasojё e aksidentit, drejtuesi i automjetit pёr shkak tё lёndimeve trupore ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa lëndime trupore kanё pёsuar pesё (5) persona, tё cilёt janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor.”
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.
(Kosova Sot Online)