Lista Serbe ka njoftuar së është ankuar në PZAP

  • A.P /
  • 22 August 2025 - 13:17
Lista Serbe ka njoftuar së është ankuar në PZAP

Lista Serbe ka njoftuar së është ankuar në PZAP për vendimin e KQZ-së për moscertifikim e saj për zgjedhjet e 12 tetorit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një konferencë për media, kryetari i këtij subjekti politik, Zllatan Ellek, ka thënë se vendimi i djeshëm i KQZ-së është i paligjshëm dhe diskriminues.

Sipas tij, një veprim i tillë është hakmarrës.

“Është e qartë se Kurti dhe anëtari i tij në KQZ, para së gjithash mendoj për Alban Krasniqin, bashkëshortin e [ministres në detyrë të Drejtësisë] Albulena Haxhiut, nuk mund t’ia falin Listës Serbe faktin që ajo nuk u zgjodh në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Ellek.

(Kosova Sot Online)