
Një veturë është djegur në Zveçan

Një veturë është djegur sot në orët e para të mëngjesit në Zveçan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia ka thënë se, sipas dëshmive dhe të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga zjarri si pasojë e instalimit të rrymës.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Mitrovicë Veri, informon opinionin publik se më 22.08.2028 rreth orës 01:00 në Zveçan është raportuar për djegien e një veture. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Po ashtu ne vendin e ngjarjes kane dale edhe ekspertet e zjarrit. Sipas dëshmive dhe të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga zjarri si pasojë e instalimit të rrymës. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të shkaqeve”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)