Putin: Me Trump’in po shohim dritë në fund të tunelit

  • A.P /
  • 23 August 2025 - 12:29
Putin: Me Trump’in po shohim dritë në fund të tunelit

Lideri rus Vladimir Putin ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në pikën me të ulët qe prej Luftës së Dytë Botërore, por, prej ardhjes se Donald Trump  në krye të SHBA-ve, ka shtuar ai ‘‘kemi filluar të shohim dritë në fund të tunelit’’,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Putin ka komentuar edhe takimin e tij me Trump në Alaska duke thënë se ka qenë takim shumë i mirë dhe i sinqertë.

‘‘Sa i përket marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara, ato janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore, e kam thënë këtë shumë herë, por me ardhjen e Presidentit Trump kemi filluar të shohim dritë në fund të tunelit. Dhe kohët e fundit kemi pasur një takim shumë të mirë dhe të sinqertë në Alaska. Konteksti vazhdon në nivel ministror, ​​zyrtarësh dhe biznesi’’, ka deklaruar ai. 


(Kosova Sot Online)