
Policia e Kosovës del me njoftim

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se një person në Podujevë është kapur pasi kishte kaluar në mënyrë të paligjshme vijën kufitare nga Serbia në Kosovë, duke përdorur rrugë ilegale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga policia është shtuar edhe se kamioni dhe gjedhet janë sekuestruar dhe dorëzuar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Raporti:
KALIM I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMIT KUFITARAPO VIJËS KUFITARE & KONTRABANDIM ME MALL
Fsh. Dumnicë, Podujevë 22.08.2025 – 07:28. Më datën e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar, duke shfrytëzuar rrugët ilegale kalon vijën kufitare nga Serbia në Republikën e Kosovës me kamionin e tij të ngarkuar me gjedhe (pesë copë). Njësitë policore së bashku me Inspektorët e AUV-it kanë hasur të dyshuarin së bashku me kamionin me ngarkesë me gjedhe të cilat ishin të pa matrikuluara dhe nuk dihet origjina e tyre. Me vendim të prokurorit, kamioni dhe gjedhet janë sekuestruar dhe dorëzuar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)