Arben Gashi i LDK-së: E votova Dimal Bashën sepse është simpatik

  • A.P /
  • 25 August 2025 - 10:00
Arben Gashi i LDK-së: E votova Dimal Bashën sepse është simpatik

Në mesin e 57 deputetëve që votuan Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit ishte edhe Arben Gashi i LDK-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I pyetur nga gazetarët se përse e votoi Bashën, Gashi tha se ai ia ka kërkuar votën.

“Ma ka kërku votën i kam premtu që e votoj…Ma ka kërku para disa muajve s’e kam pritë që del në votim sot. I kam thënë votën e ki… Është djal simpatik dhe mendoj se duhet me mendu përtej. Nuk është shumë polarizues”, tha Gashi për Dimal Bashën.

(Kosova Sot Online)