Ky është i riu nga Kosova që vdiq pasi ra nga kati i 8-të i një ndërtese

  • A.P /
  • 25 August 2025 - 08:12
Ky është i riu nga Kosova që vdiq pasi ra nga kati i 8-të i një ndërtese

Një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Skenderaj, ku një i ri ra nga lartësia e një ndërtese banesore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet fjalë për Fidan Mulajn, 26-vjeçar nga fshati Runikë, i cili jeton në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj. Ai dyshohet se ka rënë nga kati i 8-të i banesës, nga ballkoni, duke përfunduar në tokë.

Raportimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila tha se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 27-vjeçar, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën.

“Të gjitha njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)