
Krasniqi: Albin Kurti po tallet me Kosovën

Profesori universitar Milazim Krasniqi, duke komentuar ecuritë në Kuvendin e Kosovës, tha se Albin Kurti po tallet me Kosovën, Kuvendin dhe partinë e vet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Albin Kurti po tallet me Kosovën.Po tallet me Kuvendin e Kosovës. Por po tallet edhe me partinë e vet. Popullit po ia bën shumë mirë. Kuvendi nuk ia ka këtë borxh. Ndërsa partia LVV është e lumtur në poshtërimin që po i bëhet nga lideri i saj”, shkroi në Facebook, Krasniqi.
(Kosova Sot Online)