Arrestohet një person në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 25 August 2025 - 10:34
Arrestohet një person në Fushë Kosovë

Arrestohet 31 vjeçari në Fushë Kosovë i dyshuar për dhunim, i gjenden edhe armë e drogë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për disa vepra penale.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë. I dyshuari, L.H. 31 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dashurës së tij. Sipas policisë nuk përjashtohen edhe “dyshimet e ngritura për kryerje të veprës penale të dhunimi”.

Të dyshuarit i janë sekuestruar kokainë, një armë zjarri me municion dhe mjete tjera të kundërligjshme.

Ai është ndaluar për 48 orë për veprat penale “Dhunim”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike, mbrojtjen e jetës dhe integritetit të çdo qytetari dhe ndjekjen me rigorozitet të çdo akti të kundërligjshëm. Policia e Kosovës inkurajon qytetarët të raportojnë çdo rast të dhunës apo veprimtarie ilegale në numrin 192 ose përmes platformës “Lajmëro Policinë”.”


(Kosova Sot Online)