Putini nuk ka ndërmend ta ndalë luftën pa marrë territor

  • A.P /
  • 25 August 2025 - 10:48
Putini nuk ka ndërmend ta ndalë luftën pa marrë territor

Ish-drejtori i CIA-s dhe gjenerali në pension, David Petraeus, ka deklaruar se nuk beson në një takim të afërt mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar fundin e luftës në Ukrainë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nuk ka shumë gjëra tani për tani që do të na bënin të besonim këtë”, tha Petraeus për ABC News.

Sipas tij, “Vladimir Putin qartë nuk ka ndërmend ta bëjë këtë nëse nuk i jepet territor shtesë, i cili është shumë i fortifikuar, dhe forcat ruse do të duhet të luftojnë për vite me radhë me ritmin që po ecin”.

Petraeus e konsideroi Putinin si “pengesën për paqen”, ndërsa kërkoi që SHBA-të të rrisin ndihmën për Ukrainën:

“Ajo që duhet të bëjmë është të ndryshojmë këto dinamika duke e ndihmuar Ukrainën shumë më tepër sesa kemi bërë deri më tani. Duke hequr kufizimet ndaj tyre, duke sekuestruar 300 miliardë dollarë rezerva të ngrira… më shumë sanksione ndaj Rusisë, madje duke përfshirë edhe bankën Gazprom”.

(Kosova Sot Online)