
Plan për lirimin e pengjeve, shefi i ushtrisë izraelite: Vendos Netanyahu

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, gjenerali Eyal Zamir ka deklaruar këtë të hënë se ekziston një marrëveshje konkrete për lirimin e pengjeve që mbahen ende në Gaza, marrëveshje kjo që duhet të shqyrtohet nga Kabineti i Sigurisë Izraelite. Zamir është shprehur sipas asaj që shkruajnë mediat Izraelite se ushtria e vendit ka krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për zbatimin e kësaj marrëveshje, por vendimi final mbetet në dorën e Kryeministrit Benjamin Netanyahu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kabineti I Sigurisë Izraelite pritet të mblidhet të martën për të marrë një vendim final mbi një marrëveshje armëpushimi që u pranua nga Hamas javën e Shkuar.
Marrëveshja është hartuar nga ndërmjetësuesit e Egjipit dhe Katarit bazuar në një draft të të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme Steve Witkoff. Ajo parashikon një armëpushim 60 ditor, lirimin në dy faza të rreth gjysmës së pengjeve dhe vazhdimin e negociatave për ti dhënë fund luftës përfundimisht në Lindjen e Mesme. Hamas mban aktualisht 50 pengje ende në gaza, por sipas inteligjencës së Tel Avivit vetëm 20 prej tyre besohet se janë gjallë ende.
Mediat Izraelite shkruajnë se Kryeministri Benjamin Netanyahu vijon të jetë kundër një marrëveshje të ndarë në disa faza, pasi kreu I qeverisë kërkon që të ketë lirim të të gjitha pengjeve njëherazi nga Hamas. Dicka e tillë ka sjellë përplasje brenda qeverisë izraelite. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, gjenerali Eyal Zamir ka paralajmëruar më herët se pushtimi i plotë I qytetit të Gazës, një vendim i miratuar nga qeveria Izraelite mund të rrezijojë seriozisht jetën e pengjeve të mbetura Gjallë si dhe mund të sjellë një katastrofë për forcat ushtarake të vendit për shkak se lufta do të zgjaste.
Familjarët e pengjeve të cilat kanë protestuar kundër Netanyahut dhe kërkojnë marrëveshje të menjëhershme ka mbështetur planoin e Shefit të Shtabit të Ushtrisë izraelite, duke e konsideruar atë si një shpresë për rikthimin e familjarëve të tyre.
(Kosova Sot Online)