Policia po heton tri raste të vdekjes

  • A.P /
  • 26 August 2025 - 09:55
Policia po heton tri raste të vdekjes

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh të Policisë njofton se ka iniciuar rast “Hetim mbi vdekjen” lidhur me tri raste të vdekjes që kanë ndodhur të hënën në Podujevë, Prizren dhe Klinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, në Podujevë, një person është gjetur pa shenja jete. “Njësitë policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me vendim të prokurorit”, thekson policia.

Në Prizren, një tjetër person është gjetur i vdekur në kushte të ngjashme. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i tij është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit.

Ndërkaq në Klinë, një grua ka raportuar se një burrë dyshohet të jetë pa shenja jete.

“Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, sipas urdhrit të prokurorit”, thekson policia.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjeve në secilin rast.

(Kosova Sot Online)