Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë: Urime Dimal Bashës, Kryetarit të ri të Kuvendit

  • A.P /
  • 26 August 2025 - 12:20
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë: Urime Dimal Bashës, Kryetarit të ri të Kuvendit

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryekuvendar. Në një postim në faqen zyrtare, Ambasada gjermane e ka uruar Bashën për postin e ri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në të njëjtin reagim, Ambasada gjermane ka thënë se shpresojnë që Kosova do të jetë në gjendje të ecë përpara me formimin e institucioneve të reja.

“Urime Dimal Bashës, Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Shpresoj që Kosova tani të jetë në gjendje të ecë përpara në formimin e institucioneve”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)