Aksident me fatalitet, humb jetën një person

  • A.P /
  • 27 August 2025 - 10:15
Aksident me fatalitet, humb jetën një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë të Drenasit, ku ka humbur jetën një person, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima fillimisht u dërgua në QMF të Komoranit, por mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij pak pas orës 03:00.

Policia dhe prokurori kujdestar kanë dalë në vendngjarje, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë.

(Kosova Sot Online)