
Një person gjendet pa shenja jete

Një burrë është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 14:25 në Mitrovicë të Veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia tha se vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“VDEKJE E DYSHUAR – Mitrovicë Veri / 26.08.2025 – 14:25. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.
(Kosova Sot Online)