
Zelensky: Rusia po dërgon sinjale negative në bisedime

Volodymyr Zelensky tha se është koha për një diskutim të udhëheqësve mbi prioritetet dhe afatet kohore të garancive të sigurisë për Ukrainën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pas një telefonate me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, Zelensky tha se ekipet po “përgatitnin në mënyrë aktive arkitekturën e garancive të forta dhe shumëpalëshe të sigurisë”.
Kjo, tha ai, përfshinte evropianët, amerikanët dhe partnerë të tjerë në “koalicionin e të vullnetshmëve”, transmeton Telegrafi.
Por, ndërsa këto bisedime duket se po përshpejtohen, Zelensky akuzoi Rusinë se “po dërgon sinjale negative në lidhje me takimet dhe zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve”.
“Sulmet në qytetet dhe fshatrat tona vazhdojnë. Viktima të reja çdo ditë”, tha ai.
“Nevojitet presion. Ne mbështetemi në të. Hapa janë të nevojshëm konkretisht nga Rusia – hapa drejt diplomacisë së vërtetë”, shtoi presidenti ukrainas.
(Kosova Sot Online)