
Abdixhiku: S’ka dallim mes Albin Kurtit e Dimal Bashës pasi njësoj janë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kreut të VV-së, Albin Kurti, dhe ndaj kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, duke thënë se mes tyre nuk ka asnjë dallim ideologjik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produkteve të tij si Dimal Basha, është e njëjta mendësi… absolutisht, sepse njerëzit e tillë prodhojnë rezultate të tilla.”
Abdixhiku shtoi se as ai vetë nuk ka qenë pjesë e propozimeve për kryesues të Kuvendit, duke pohuar qartë.
“Dora ime, nënshkrimi im, mendimi im s’kish propozuar askund një gjë të tillë për krye të Kuvendit, ta keni të sigurt”, tha ai..
Më tej, ai kritikoi veprimin e liderëve dhe theksoi se deputetët reflektojnë përbërjen e shoqërisë dhe nuk duhet gjykuar për këtë.
“Me ju thënë të drejtën, edhe prej takimeve personale ne shpeshherë kemi mbetur të shokuar nga cektësia e mendimeve të Albin Kurtit… niveli me të cilin ai interpretonte në gjuhën shqipe vendimin e Gjykatës Kushtetuese – fakti që s’i kuptonte gjërat e shkruara shqip – ishte shqetësues për secilin prej nesh.”
(Kosova Sot Online)