
Një muaj paraburgim për pilotin kroat dhe të dashurën serbe

Gjykata e Qarkut të Splitit ka vendosur një muaj paraburgim pilotin kroat dhe të dashurën e tij, serben nga Kosova, të dy të dyshuar për spiunazh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas vendimit të gjykatës, masa e paraburgimit u mor për shkak të rrezikut që të dy të ndikojnë në dëshmitarë ose të shkatërrojnë prova. Ndërkohë, gruaja serbe është vendosur në mbajtje edhe për shkak të rrezikut të arratisjes, pasi ajo është shtetase e huaj në Kroaci, njoftoi media kroate “Index”.
Ata janë marrë në pyetje të mërkurën dhe po hetohen nga policia kroate dhe Europoli. Dyshohet se piloti, i cili ka shërbyer më parë në KFOR, i ka dhënë të dashurës së tij informacione rreth lëvizjeve të trupave të KFOR-it, të cilat më pas ajo i ka përcjellë Listës Serbe.
(Kosova Sot Online)