Serwer: Hapi i parë është arritja e një marrëveshjeje për qeveri funksionale

  • A.P /
  • 01 September 2025 - 07:39
Serwer: Hapi i parë është arritja e një marrëveshjeje për qeveri funksionale

Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se ngërçi në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë dëmton imazhin e Kosovës si një histori suksesi demokratik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka theksuar se kriza nuk pritet të sjellë paqëndrueshmëri të brendshme, por e pengon funksionalitetin e institucioneve dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik.

Sipas tij, situata e dobëson Kosovën në dialogun me Serbinë, ndërsa hapi i parë i domosdoshëm është arritja e një marrëveshjeje për qeveri funksionale.


(Kosova Sot Online)