Vdiq një e mitur si pasojë e aksidentit

  • A.P /
  • 01 September 2025 - 08:05
Vdiq një e mitur si pasojë e aksidentit

Një ngjarjee tragjike ka ndodhur në fshatin Zabel i ulët në Drenas, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në aksident ishte përfshirë në automjet, por ka përfunduar me fatalitet – një vajzë e mitur ka vdekur.

Në këtë aksident janë edhe katër persona të lënduar.

Lajmin  e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.  Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë.  Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. 


(Kosova Sot Online)