Bajrami: Arsimi në Kosovë ka pësuar degradim

  • A.P /
  • 01 September 2025 - 11:06
Bajrami: Arsimi në Kosovë ka pësuar degradim

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjendja në arsim ka degraduar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tashmë është vonë që fokusi të kthehet te arsimi dhe se na duhet reformë rrënjësore.

Postimi i saj i plotë:

Sot, 11 vjet më parë, unë, Nazi dhe Vlera e dërguam Stinën për në klasën e parë, në shkollën “Hasan Prishtina” te mësuesja Zylfije Namani, tashmë e pensionuar.

Sot, Stina e ka ditën e parë të vitit të fundit shkollor në shkollën e saj “Xhevdet Doda”. Kanë kaluar 11 vite e për fat të keq, arsimi në Kosovë ka pasur vetëm degradim.

Tashmë është bërë vonë që fokusi të kthehet te arsimi. Ne na duhet reformë rrënjësore: investime në infrastrukturë dhe në materiale didaktike, trajnime për gjithë personelin arsimor e paga të dinjitetshme dhe për këtë duhet të kemi konsensus kombëtar.

Urime vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve!

(Kosova Sot Online)